UKRAINË – Dështon dialogu me separatistët

KIEV, 16 korrik /ATSH-AFP/ - Grupi i kontaktit për krizën ukrainase shprehu keqardhjen për mungesën e vullnetit për një dialog nga ana e separatistëve pro-rusë.
"Fatkeqësisht një videokonferencë me separatistët, parashikuar dje, nuk u zhvillua", theksoi grupi i kontaktit në një komunikatë të publikuar sot në faqen e internetit të OSBE-së.
"Kjo tregon mungesën e vullnetit të mirë nga ana e separatistëve për t'u angazhuar në diskutime thelbësore për një armëpushim të përbashkët të pranueshëm", shtoi grupi i kontaktit.
Dy ditë më parë, Petro Poroshenko dhe Angela Merkel shprehën besimin për organizimin e diskutimeve me separatistët prorusë, në sajë të vendosjes së një grupi kontakti të përbërë nga një përfaqësues i OSBE-së, një përfaqësues ukrianas dhe një përfaqësues rus që hyn në marrëdhënie me drejtuesit separatist./
/ec/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)