KIEV - Dy civilë u vranë pak pas hyrjes në fuqi të armëpushimit mes forcave të Kievit dhe rebelëve prorusë në lindje të Ukrainës, por luftimet janë ndërprerë praktikisht që prej asaj kohe, njoftuan sot autoritetet ukrainase.
"Pak pas mesnatës, koha e hyrjes në fuqi të armëpushimit, raketa të shumta kanë arritur në qendër të qytetit Popasna dhe si pasojë kanë mbetur të vrarë dy civilë", njoftoi Guennadi Moskal, guvernator pro-Kievit i rajonit të Lugansit.
Autoritetet ukrainase theksuan se luftimet ishin ndërprerë në të gjithë linjën e frontit pas orës 01:00 GMT./ATSH/