Rajonet separatiste proruse në lindje të Ukrainës filluan sot të votojnë për të zgjedhur presidentin dhe parlamentarët e tyre, zgjedhje këto të mbështetura nga Moska, por dënuar nga perëndimorët dhe që rrezikojnë të vështirësojë përpjekjet për paqe.

Qëndrat e votimi u hapën në orën 05:00 GMT në republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luganskit, të panjohura dhe që synojnë gjithashtu të konfirmojnë legjitimitetin e tyre dhe të largohen akoma më shumë nga Kievi.

"Shpresoj që votimi ynë do të ndryshojë diçka. Ndoshta ne do të njihemi më në fund si një vend i vërtetë, i pavarur", deklaroi Tatiana Ivanovna, 65 vjeçe, e cila punon në një institut shkencor.

"Duhet të jetojmë normalisht, Është e padurueshme të kesh frikë për familjen tënde në çdo bombardim, Do të votoj duke shpresuar se me këtë do të ndihmoj atoritetet të mbrojnë interesat tona kundër Kievit", theksoi Valeri Vitalievitch, 50 vjeç.

Këto zgjedhje zhvillohen ndërkohë që luftimet e përgjakshme mes rebelëve dhe forcave ukrainase kanë shkaktuar më shumë se 300 të vdekur gjatë këtyre 10 ditëve të fundit, pavarësisht nënshkrimit të një armëpushimi më 5 shtator.

ATSH