Ukrainë ka ndodhur një incident ajror në stërvitjen e NATO-s, ku një ushtarak amerikan ka mbetur i vdekur pas përplasjes së një avioni luftarak Su-27.

Lajmi për vdekjen e ushtarit është konfirmuar nga prokurori ushtarak i Kievit, i cili ka sqaruar se avioni po merrte pjesë në një stërvitje ushtarake të NATO-s.

Avioni Su-27 është rrëzuar gjatë një fluturimi të simuluar luftarak dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës fillimisht ka lëshuar ​​një deklaratë në Facebook që përmendi shtetësinë e dy pilotëve.

Na vjen keq për të informuar se sipas ekipit të shpëtimit janë zbuluar trupat e dy pilotëve: njëri është një ushtarak i Forcave Ajrore të Ukrainës, tjetri është anëtar i Gardës Kombëtare të SHBA-ve.           

                          Prokurori ushtarak i Kievit

Su-27 bëhet e ditur se po merrte pjesë në Clear Sky 2018, një stërvitje ushtarake e përbashkët me anëtarët e NATO-s që zhvillohet nga 8 deri në 19 tetor në Ukrainën Perëndimore. Ndërsa pjesëmarrësit e tjerë përfshijnë SHBA, Belgjikën, Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkën, Poloninë, Estoninë, Holandën, Poloninë dhe Rumaninë.