KIEV- Kryeministri ukrainas, Arseni Jaceniuk, theksoi sot se Kievi ka informacione mbi planin e Rusisë që synon ndërprerjen e gazit drejt Evropës, këtë dimër. Moska përgënjeshtroi menjëherë këtë deklaratë.

"Situata në sektorin e energjetikës është e vështirë. Ne njohim planet e Rusisë për bllokimin e tranzitit të gazit, edhe drejt vendeve të Bashkimit Evropian", garantoi Jaceniuk gjatë një mbledhje qeveritare, pa dhënë më shumë shpjegime.

"Është për këtë arsye që kompanitë evropiane morrën urdhërin që të grumbullojnë sa më shumë rezerva gazi që të jetë e mundur në depozitat e tyre në territorin evropian", shtoi ai, duke akuzuar Moskën se kërkon të bllokojë Ukrainën nga çdolloj burimi energjitik.

Kjo deklaratë bëhet pas një takimi mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij ukraians Petro Poroshenko në Minsk në prani të përfaqësuesëve të Bashkimit Evropian, ku edhe komisioneri për Energjinë Gunther Oettinger./ATSH/