DONETSK (Ukrainë), 11 tetor /ATSH-AFP/ - Luftimet mes forcave ukrainase dhe separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës kanë shkaktuar vdekjen e katër civilëve dhe një ushtari, theksuan sot burime zyrtare, ndërkohë që ushtria ukrainase ka progresuar në kërkim të një armëpushimi të plotë.
Në Donetsk, bastioni kryesor rebel ku të shtënat janë dëgjuar edhe sot në mëngjes, Bashkia njoftoi tre të vdekur dhe katër të plagosur. Hedhjet e predhave kanë prekur veçanërisht, sipas të njëjtit burim, lagjen Kuibyshevski, që ndodhet jo shumë larg aeroportit, përfshirë nga luftime të dhunshme këto ditët e fundit dhe për të cilin dy palët pretendojnë kontrollin.
Kievi dhe separatistët arritën në Minsk më 5 shtator armëpushimin me pjesëmarrjen e Moskës. Që prej asaj kohe, luftimet kanë qenë me intensitet më të ulët, por vazhdojnë në disa vende të rezistencës si aeroporti i Donetskut duke shkaktuar një bilanc të rëndë në radhët e ushtrisë ukrainase dhe mes civilëve.
Sipas OKB-së, të paktën 331 persona kanë humbur jetën në rajon në muajt pas armëpushimit dhe më shumë se 3 600 në gjashtë muaj konflikt.
"Në përgjithësi, ka progrese në negociata", konfirmoi Lyssenko. "Ne shpresojmë për rezultate të rëndësishme javën e ardhshme, që do të varen nga respektimi nga ana e Rusisë i detyrimeve të saj", shtoi ai./
/ec/
/Shqiptarja.com