KIEV, 5 shkurt /ATSH-AFP/ - SHBA-ja nuk kërkon konflikt me Rusinë dhe mbështet një zgjidhje paqësore të konfliktit ukrainas që ka shkaktuar përkeqësimin më të rëndë të marrëdhënieve mes Moskës dhe Perëndimit që prej fundit të Luftës së Ftohtë, deklaroi sot në Kiev sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
"SHBA-ja nuk kërkon konflikt me Rusinë. As presidenti ukrainas, Petro Porochenko, as SHBA-ja, as evropianët", theksoi sekretari amerikan i Shtetit, Kerry në një konferencë shtypi me presidentin ukrainas, Poroshenko.
"Ne dëshirojmë një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë", shtoi ai./
/ec/