"Është një pushtim i drejtpërdrejtë. Bëhet fjalë për mjete ushtaraje nën mbulimin cinik të simboleve të Kryqit të Kuq", deklaroi Valentin Nalivaitchenko, drejtor i SBU-së ukrainase, i cituar nga agjencia "Interfax-Ukraine". Një përgjegjës tjetër ukrainas kujtoi që Moska është krejtësisht përgjegjëse për sigurinë e karvanit.
Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme nga ana e tij dënoi një "shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe paprekshmërinë e kufijve" si dhe shprehet se i trembet provokimeve të qëllimshme.
"As pala ukrainase, as Kryqi i Kuq nuk e dinë se çfarë ka në këto kamionë që na shqetësojnë shumë", njoftoi ministria në një komunikatë.
"Rreth 100 nga 300 kamionë kanë kaluar kufirin në orën 9:30 GMT", sipas një vëzhguesi të OSBE-së që ndodhej në terren, Paul Picard.
"Nga këta kamionë vetëm 34 ishin inspektuar deri sot në mëngjes, të tjerët kaluan pa asnjë kontroll mbi ngarkesat që transportonin", Sipas të njëjtit burim./
/G.S/