BRUKSEL, 12 dhjetor /ATSH-AFP/ - Ukraina i kërkoi sot BE-së të mbajë në tavolinë prespektivën e sanksioneve të reja kundër Rusisë për rolin që ajo luan në luftën që shkatërron lindjen e vendit.
"Çështja e sanksioneve shtesë duhet mbajtur në tavolinë", deklaroi ambasadori ukrainas pranë BE-së, Constantin Yelisiev, para gazetarëve.
"Rusia luan një lojë dhe përpiqet të sfumojë situatën në lindje, ku një armëpushim i ri është vënë në vështirësi nga luftime që kanë shkaktuar sot vdekjen e dy vullnetarëve", theksoi ai.
Ambasadori ukrainas kërkoi gjithashtu që ministrat evropianë të Punëve të Jashtme, që takohen të hënën në Bruksel, dhe krerët e 28 vendeve anëtare, që do të takohen në një mbledhje të enjten dhe të premten, të paralajmërojnë Rusinë që do të ndërmerren sanksione të reja si përgjigje ndaj shkeljes së vazhdueshme të marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Minsk në shtator.
Moska ka përgënjeshtruar gjithnjë faktin se i ka dërguar trupa rebelëve separatistë prorusë.
BE-ja ka vendosru tashmë sanksione të rënda ekonomike kundë Rusisë, sikurse edhe SHBA-ja ku Kongresi miratoi sot një ligj që autorizon sanksione të reja kundër Moskës dhe një rritje të ndihmës ushtarake për Ukrainën./
/G.S/