Ukraina i kërkoi sot ndihmë NATO-s ndërkohë që separatistët prorusë rifilluan sulmet në lindje ndërsa ushtria njfoton se tanke me prejardhje nga Rusia janë shfaqur në disa zona luftimi.

"Në mungesë të shenjave të progresit pas një takimi ballë për ballë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukraians Petro Poroshenko dje në mbrëmje, Kievi pret tashmë një ndihmë nga NATO-ja", deklaroi kryeministri ukrainas, Arseni Jaceniuk.

Në terren rebelët prorusë kanë marrë pozicion në rrugën mes bastionit të tyre të Donetskut dhe Novoazovsk, qytet bregdetar ku të gjitha pikat e kontrollin janë në duart e kryengritësve.

Ushtria ukrainase njoftoi sot për avancimin e një kolone me 100 mjete mes të cilave edhe tanke, autoblinde dhe raketahedhëse të tipit Grad të ardhura nga Rusia në një zonë në jug të Donetskut./ATSH/