Shefi i ri ukrainas i diplomacisë, Pavlo Klimkine, do të paraqesë planin e Kievit për t'i dhënë fund kryengritjes proruse në lindje para ministrave evropianë të Punëve të Jashtme të hënën në Luksemburg.
Presidenti properëndimor, Poroshenko, do të inagurojë këtë plan paqeje duke urdhëruar një armëpushim të njëanshëm, një masë provizore për t'i mundësuar rebelëve të dorëzojnë armët. Moska e konsideroi si një propozim të mirë, por kërkoi negociata me separatistët.
Ndërkohë që luftimet vazhdojnë në rajonin industrial rusofon të donbasit, OSBE-ja deklaroi se ka mundur të vendosë një kontakt me vëzhguesit e saj të shpallur të zhdukur që prej fundit të majit në lindje duke theksuar se të gjithë janë shëndoshë e mirë./
/G.S/