UKRAINË – Kievi: Rebelët prorusë kërcënojnë procesin e paqes

KIEV, 14 shtator /ATSH-AFP/ - Një zëdhënës ushtarak ukrainas akuzoi rebelët prorusë se po kërcënojnë procesin e paqes duke intensifikuar goditjet kundrejt pozicionimeve ukrainase, pavarësisht armëpushimit në fuqi.
"Veprimet terroriste kërcënojnë mbajtjen e planit të paqes të presidentit ukrainas Petro Poroshenko", deklaroi zëdhënësi, Volodimir Poliovi, duke theksuar se rebelët sulmojnë pika kontrolli të ushtrisë.
Zëdhënësi e mbështeti fajlimin e tij duke cituar deklaratën e liderit rebel, Boris Litvinov, i cili garantoi sot se dy përfaqësuesit e kryengritësve kanë nënshkruar marrëveshjen mbi armëpushmin thjesht si vëzhgues.
"Kryeministri i republikës së vetëshpallur të Donetskut, Alexandre Zakhartchenko dhe ai i republikës së vetëshpallur të Luganskut, Igor Plotnitsky nukk ishin pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në këtë takim. Ata ishin si vëzhgues", theksoi Litvinov i cituar nga agjecnia ruse "Interfax".
Duke nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit, këta persona thjesht konfirmuan se e kanë marrë parasysh këtë dokument", vazhdoi ai.
Ky protokoll i armëpushimit, me 12 pika, është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e OSBE-së, Heidi Tagliavini, ish-presidneti ukrainas, Leonid Koutchma dhe ambasadori rus në Ukrainë, Michail Zourabov./
/G.S/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur