UKRAINË – Kievi synon të rimarrë rajonet në lindje
BERLIN – Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Pavlo Klimkine, deklaroi sot se autoritetet e Kievit synojnë të rimarrin rajonet e lindjes pas zgjedhjeve separatiste të zhvilluara të dielën, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild”.
BERLIN - Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Pavlo Klimkine, deklaroi sot se autoritetet e Kievit synojnë të rimarrin rajonet e lindjes pas zgjedhjeve separatiste të zhvilluara të dielën, në një intervistë për të përditshmen gjermane "Bild".
"Disa rajone në lindje të Ukrainës janë, në fakt, nën kontrollin e terroristëve prorusë dhe të trupave ruse. Por këto janë rajone janë ukrainase, dhe ne do t'i rekuperojmë", garantoi ai, duke konfirmuar deklaratat e mbajtura dje nga presidenti ukrainas Petro Porochenko.
Shefi ukrainas i diplomacisë nuk ka dhënë asnjë sqarim mbi ndonjë ofensivë të mundshme ushtarake, ndërkohë që avancimet e fundit të trupave qeveritare, në fund të gushtit, përfunduan me një pengesë të madhe. Në pikën e shtypjes së rebelimit, ushtria ukrainase u godit nga separatistë të mbështetur nga trupat ruse, sipas Kievit dhe Perëndimorëve, ndërkohë që Moska përgënjeshtron.
Sikurse kishte bërë Poroshenko dje, Klimkine e cilësoi votimin e djeshëm, të dënuar nga Perëndimorët por të njohur nga Rusia, si shkelje e madhe e protokollit të Minskut të arritur më 5 shtator mes Kievit dhe separatistëve, me pjesëmarrjen e Moskës dhe
OSBE-së.
Shefi ukrainas i diplomacisë dënoi gjithashtu inkursionet e përsëritura të shumë ushtarëve rusë në rajonet rebele të Dobasit. "Forcat ukrainase janë gati të mbrojnë vendin tonë, sikurse ato nuk kanë qenë asnjëherë", paralajmëroi ai në intervistën e dhënë për "Bild"-in.
Në Ukrainë, dy ditë pas zgjedhjeve separatiste, Këshilli i Sigurimisë Kombëtare dhe Mbrojtjes do të mblidhet sot për të biseduar kryesisht mbi pezullimin e ligjit mbi statusin e veçantë për rajonet separatiste, të miratuar në shtator dhe që i jep një autonomi të gjerë këtyre rajoneve./ATSH/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2010
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56