UKRAINË – Klimkin: Të gatshëm për një armëpushim të menjëhershëm dypalësh

KIEV, 8 korrik /ATSH-ANSA/ - Ukraina është e gatshme për një armëpushim të menjëhershëm dhe dypalësh, nëse Rusia përdor ndikimin e saj për të bindur separatistët për ta bërë ajo këtë veprim, deklaroi sot ministri i Jashtëm ukrainas, Pavel Klimkin gjatë një takimi me gazetarë italianë, përpara takimit me homologen e tij italiane, Federica Mogherini. "Ideja jonë nuk është sulmi kundër Donjetskut, por një armëpushim nga të dy palët në konflikt. Për armëpushimin r njëanshëm, Kievi pagoi një çmim të lartë me jetët e ushtarakëve tanë", theksoi Klimkin. Ministri i Jashtëm ukrainas i kërkoi homologes së tij italiane, Federica Mogherini, e cila sot do të shkojë edhe në Moskë, që t'i dërgojë një mesazh ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov. "Kievi kërkon impenjimin e Rusisë për të përdorur ndikimin e saj mbi separatistët, që t'i bindë për një armëpushim dypalësh dhe për një kontroll transparent të kufijve, nën vëzhgimin e OSBE-së", deklaroi Klimkin./ a.jor.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)