4 ditë më parë, më 7 prill Këshilli rajonal i Donetskut shpalli pavarësinë dhe bëri të ditur se më 11 maj do të mbajë një referendum për t’u ndarë nga Ukraina. Jatsenuk pritet të vizitojë dhe qytetin e Dnipropetrovsk ku gjithashtu ka pasur protesta ditët e fundit.
Të mërkurën ministri i brendshëm ukrainas Arsen Avakov vuri një ultimatum prej 48 orësh për të zgjidhur situatën në qytet e Donetks dhe Luhansk me anë të bisedimeve, përndryshe do të përdorej forca.
Ndërkohë ligjvënësit ukrainas po përgatiten të dërgojnë Gazprom-in në gjykatën arbitrare të Stockholmit lidhur me rritjen e çmimit të gazit. Sipas ministrit të Energjisë Yuri Prodan çmimi i gazit i vendosur nga gjigandi rus, pas heqjes së skontove është i papranueshëm. Gazpromi kërkon nga Ukraina 485 dollarë për 1 mijë metra kub gaz.
SHBA ka akuzuar Rusinë se po përdor pasuritë e saj natyrore si një mjet për të kontrolluar Ukrainën.
Ditën e enjte presidenti rus Vladimir Putin u dërgoi letër vendeve të BE duke i paralajmëruar se borxhi i Ukrainës ka arritur në një pikë kritike dhe mund të ketë pasoja për dërgimin e gazit në Europë. Sipas gjigandit rus Gazprom, Ukraina ka një borxh prej 2.2 miliardë dollarë gaz për të paguar.
KRYEMINISTRI JATSENUK DREJT DONETSKUT, TAKON AKTIVISTET PRO-RUSE
Kryeministri i përkohshëm i Ukrainës Arseni Jatsenuk po udhëton drejt qytetit të Donetskut për të biseduar me aktivistët pro-rusë të cilët kanë zaptuar godinën qeveritare rajonale. 4 ditë më parë, më 7 prill Këshilli rajonal i Donetskut shpalli pavarësinë dhe bëri të ditur se më 11 maj do të mbajë një referendum për t’u ndarë nga Ukraina.
Jatsenuk do të bisedojë me gUvernatorin e Donetskut dhe kryetarin e bashkisë së qytetit. Ai pritet të vizitojë dhe qytetin e Dnipropetrovsk ku gjithashtu ka pasur protesta ditët e fundit.
Të mërkurën ministri i brendshëm ukrainas Arsen Avakov vuri një ultimatum prej 48 orësh për të zgjidhur situatën në qytet e Donetks dhe Luhansk me anë të bisedimeve, përndryshe do të përdorej forca.
Ndërkohë SHBA ka akuzuar Rusinë se po përdor pasuritë e saj natyrore si një mjet për të kontrolluar Ukrainën. Ditën e enjte presidenti rus Vladimir Putin u dërgoi letër vendeve të BE duke i paralajmëruar se borxhi i Ukrainës ka arritur në një pikë kritike dhe mund të ketë pasoja për dërgimin e gazit në Europë.
Sipas gjigandit rus Gazprom, Ukraina ka një borxh prej 2.2 miliardë dollarë gaz për të paguar.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)