UKRAINË – Lirohen katër vëzhgues të OSBE-së nga rebelët prorusë në lindje të vendit

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)
VJENË, 28 qershor /ATSH-AFP/ - U liruan sot katër vëzhgues të OSBE-së që ishin rëmbyer në fund të majit nga rebelët prorusë, njoftoi sot Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë.
"Mund të konfirmojmë se katër anëtarët e ekipit tonë të vëzhguesve që ndodhej në Donetsk u liruan pas 32 ditësh të mbajtur peng", njoftoi misioni i OSBE-së në Ukrainë në faqen e tij të "Facebook".
Më 19 qershor OSBE-ja arriti të vendosë një kontakt me vëzhguesit e saj të zhdukur duke garantuar se janë shëndoshë e mirë.
Një grup i parë vëzhguesish u zhduk që prej 26 majit në rajonin e Donetskut. Katër vëzhgues të tjerë të OSBE-së dhe një interpret ukrainas u zhdukën më 29 maj në rajonin e Luganskut. Shtatë vëzhgues të tjerë u mbjatën peng për tetë ditë nga prorusët në Slaviansk, pranë Donetskut, para se të liroheshin përfundimisht./ /G.S/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish