Gazetari i CNN-it, Freed Anton Skiba, i cili u rrëmbye në Ukrainë është liruar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, njoftoi televizioni i njohur informativ në fjalë, që konfirmoi lajmin pas një telefonate. "Skiba është liruar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore", tha ky televizion. Anton Skiba u rrëmbye më 22 korrik nga njerëzit e armatosur në republikën e vetëshpallur të Donetskut, të cilët e morën para hotelit të tij në këtë qytet, menjëherë pasi gazetari kishte bërë një dokumentar me ekipin e tij nga CNN-i. Burime në Donestk konfirmojnë lirimin e gazetarit./ATSH/
/Shqiptarja.com












