UKRAINË – Marrëveshje për ndalim të luftimeve në lindjen separatiste


KIEV, 4 dhjetor /ATSH-AFP/ - Presidenca ukrainase dhe separatistët njoftuan sot ndërprejren e plotë të luftimeve në lindjen rebele duke filluar nga 9 dhjetori, një përpjekje e re për t'i dhënë fund luftimeve të përgjakshme në këtë zonë.
"Dita e qetësisë do të fillojë më 9 dhjetor", njoftoi presidenca në një komunikatë pas një mbledhje të presidentit Petro Poroshenko me krerët e ushtrisë dhe të forcave të rendit.
"Nëse kjo respektohet, tërheqja e armëve të rënda do të fillojë më 10 dhjetor", theksoi një burim presidencial, sipas të cilit bëhet fjalë për procedurat e parashikuara nga marrëveshjet e paqes të nënshkruara në shtator në Minsk.
Autoritetet e dy republikave të vetëshpallura konfirmuan informacionet mbi ndërprerjen e luftimeve për agjencinë ruse "RIA Novosti".
"Grupi i përbërë nga ushtarakë ukraians dhe nga përfaqësues tanët ranë dakort me ndërmjetësimin e OSBE-së dhe të palës ruse për ndërprerjen e luftimeve të 9 dhjetorit", njoftoi presidenti i parlamentit të republikës së vetëshpallur të Donetskut, Andrei Pourguine, i cituar nga "RIA Novosti".
Presidenti i Republikës së vetëshpallur të Luganskut, Igor Plotnitski, foli për një marrëveshje "orale", duke theksuar se asnjë dokument nuk është firmosur ende mbi këtë çështje, sipas "RIA Novosti"-t./
/G.S/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?