Kjo iniciativë që duhet të miratohet nga krerët e republikave rebele të Donetskut dhe Luganskit ndodhi 48 orë para një samiti në Paris mes drejtuesve ukrainas, rusë, francezë dhe gjermanë në kuadër të avancimit të procesit të paqes në Ukrainë.
Një marrëveshje në këtë kuadër u nënshkrua dje në mbrëmje në Minsk nga të dërguarit ukrainas, rusë dhe të OSBE-së, pjesë e grupit të kontaktit për lindjen e Ukrainës", njoftoi Daria Olifer, zëdhënëse e të dërguarit ukrainas, Leonid Koutchma.
"Kjo është një masë shumë e rëndësishme, një fitore diplomatike e përfaqësuesve tanë në grupin e kontaktit", theksoi sot zëdhënësi ushtarak ukrainas Andrii Lyssenko.