Ushtarët amerikanë, të cilët i përkasin Brigadës 173 Aeroportuale, mbërritën në aerodromin e Lvivit, në perëndim të vendit.
Ata do të trajnojnë 900 ushtarë të Gardës Kombëtare ukrainase.
Kjo gardë është nën urdhërat e Ministrisë së Brendshme dhe është e përbërë përgjithësisht nga vullnetarë që kanë qenë pjesë e milicisë vetëmbrojtëse të Majdanit, lëvizjes proevropiane të protestës.