"OSBE-ja, e ngarkuar të monitorojë armëpushimin e vendosur muajin e kaluar, ka planifikuar dislokimin e katër avionëve të tillë për të fluturuar mbi Rusi dhe Ukrainë si edhe mbi zonat e luftimit", deklaroi zëdhënësi i OSBE-së, Michael Bociurkiw.
"Dy avionët janë gati", theksoi ai, por pa thënë kohën e fluturimit të tyre në zonat e luftimit.
"Kemi 80 vëzhgues në terren dhe shpresojmë t'i dyfishojmë", shtoi Bociurkiw.
I nënshkruar më 5 shtator, armëpushimi në lindje të Ukrainës është shkelur disa herë.
Të paktën 80 ushtarakë dhe civilë kanë vdekur që nga koha e nënshkrimit të tij.
ATSH