Ukrainë, mbi 100 mijë protestues në
Kiev, qeveria i mbijeton votëbesimit
Qeveria ukrainase i ka shpëtuar një vote mosbesimi, pasi u mblodhën vetëm 186 vota kundër, ndaj 226 që ishin pro. Protestat vazhdojnë në ditën e 13-të.
KIEV - Qeveria ukrainase i ka shpëtuar një vote mosbesimi, pasi u mblodhën vetëm 186 vota kundër, ndaj 226 që ishin pro.
Kryeministri Nikolay Azarov, foli në parlament para votimit, ku kërkoi falje për dhunën e ushtruar nga forcat e rendit. Gjatë fjalës së tij, Azarov deklaroi se, “përgjegjësit për dhunën e ushtruar do të dënohen”.
Gjithashtu, Azarov ka deklaruar se, negociatat me BE-në, do të vazhdojnë. “Në praninë time, presidenti pati një lidhje telefonike të gjatë me presidentin e KE, Jose Manuel Baroso dhe është rënë dakord të vazhdojnë bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje për integrimin dhe tregtinë e lirë në BE”.
Në fund të fjalës së tij, kryeministri ukrahinas Azarov tha se, “opozita ti japë fund kësaj bllokade ose do të mbajnë përgjegjësi se për çfarë do të ndodhë”.
UKRAHINE, PROTESTA MASIVE GJATE PARADITESIntensfikohen protestat në Ukrainë ndërsa kryeministri i vendit ka paralajmëruar për grusht shteti. Mbi 100 mijë mbështetësit e opozitës janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit të sotëm përpara ndërtesës qëndror të parlamentit në Kiev në ditën e 13-të të protestave kundër vendimit të qeverisë për të nënshkruar një marrëveshje për marrëdhënie më të ngushta me BE-në.
Një prani e madhe e forcave të policisë vihet re përpara ndërtesës ndërsa protestuesit po përdorin automjetet e tyre për të bllokuar rrugët që të çojnë për në parlament. Kryeministri Mykola Azarov tha se qeveria është në dijeni të planeve për të marrë godinën e parlamentit në kryeqytet. Ndërkaq presidenti Janukoviç ka bërë thirrje për protesta paqësore pas dhunës që u pa në fundjavë ku dhjetra vetë mbetën të plagosur.
Por protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit, i cili vendosi të braktisë paktin tregtar me BE-në dhe të kërkojë marrëdhënie më të ngushta ekonomike me Rusinë. Vendimi ka shkaktuar zemërim në një vend ku pjesa më e madhe e qytetarëve kërkojnë t’i bashkangjiten BE-së dhe të shpëtojnë nga orbita e Moskës. Me insistimin e opozitës, parlamenti pritet të diskutojë dhe më pas votojë sot nëse do të lejojë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë.
Ndërkohë ditën e hënë, Shtëpia e Bardhë tha se dhuna e qeverisë ukrainase ndaj protestuesve ishte e papranueshme dhe kërkoi nga autoritetet vendase të respektojnë të drejtat e tyre.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4931
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15