KIEV - Vëzhguesit e OSBE-së, të ngarkuar për mblikëqyrjen e aplikimit të armëpushimit në lindje të Ukrainës u sulmuan nga disa persona të veshur me uniformë, njoftoi sot Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
Incidenti, i pari i këtij lloji, ndodhi sot në një zonë nën kontrollin e ushtrisë ukrainase rreth 15 kilometra në perëndim të Donetskut, bastion separatist prorus dhe nuk ka njoftime për viktima.
Sipas OSBE-së, dy automjete të organizatës ishin nisur drejt Donetskut kur, pranë një kamioni, janë qëlluar nga dy persona të veshur me uniforma.
"Një prej ushtarëve ka qëlluar dy herë në drejtim të autokolonës së OSBE-së", theksoi organizata në raportin e saj të përditshëm.
Për shkak të shqetësimeve për sigurinë, SMM (misioni vëzhgues special në Ukrainë) është larguar menjëherë nga zona./ATSH/.