Ukrainë, OSBE-BE-NATO dënojnë
bombardimet, 30 persona u vranë

Ukrainë, OSBE-BE-NATO dënojnë<br />bombardimet, 30 persona u vranë
UKRAINË - Organizatat ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Europian dhe OSBE-në, dënuan ashpër sulmet në lindje të Ukrainës, në qytetin port Mariupol ku mbetën të vrarë 30 persona dhe 93 të tjerë mbetën të plagosur rëndë. OSBE e quajti incidentin “të papërgjegjshëm dhe të pamatur”, duke kërkuar një investigim të plotë.
 
Gjithashtu dhe NATO dënoi sulmet duke shtuar “se janë trupat Ruse në lindje të Ukrainës ata që po mbështesin rebelët në këto operacione sulmuese” duke u mundësuar atyre armë të rënda.

Sipas ministrit të mbrojtjes së Ukrainës dje ndodhën tre sulme të ndryshme me raketa dhe Kievi zyrtar akuzon Rusinë si përgjegjëse për vdekjen e civilëve të pafajshëm. Sulmi kishte si shënjestër një zonë të banuar dhe erdhi menjëherë pas deklaratave të rebelëve se do të nisnin një fushatë të egër kundër forcave ushtarake qeveritare.
 
Edhe Federika Mogherini, shefja e BE për politikat e jashtme, lidhur me përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainën lindore, tha se sulmi në Mariupol mund të ketë pasoja tragjedi për popullsinë dhe se ky sulm mund të përkeqësojë marrëdhëniet me Moskën.

Raketa goditi një treg në rajonin jug-lindor duke shkatërruar mjaft ndërtesa përreth. Kryeministri Arseniy Yatseniuk kërkoi nga Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara një takim special për të diskutuar mbi rolin e Rusisë në konfliktin në lindje të Ukrainës.

Ndërkohë presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko e denoncoi këtë incident si “krim kundër njerëzimit” dhe kërkoi nga rebelët të tregojnë “mbështetësit e tyre”.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?