UKRAINË – OSBE e shqetësuar nga shkelja e armëpushimit


BEOGRAD, 20 shkurt /ATSH-ANSA/ - Shkeljet e vazhdueshme të armëpushimit në Ukrainë mund të çojnë në dhunë të pakontrolluar, deklaroi sot presidenti i radhës i OSBE-së, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.
"Kemi të bëjmë me një moment kritik për Ukrainën", theksoi ai.
"Më shqetëson fakti se shkeljet e vazhdueshme të armëpushimit, ashtu siç raporton komisioni i posaçëm i monitorimit, mund të çojë në dhunë të pakontrolluar", deklaroi Daçiç.
"Bëjmë apel për ndalimin e veprimeve ushtarake që mund të verë në rrezik mundësinë e paqes së vendosur nga Marrëveshja e Minskut e 12 shkurtit", përfundon ai./ a.jor.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?