UKRAINË – OSBE-ja fillon manovrat e para me dronë

VIENË - OSBE-ja parashikon të dërgojë nesër për herë të parë dronë në Ukrainë në kuadrin e misionit të vëzhgimit të armëpushimit në lindje të vendit.
"Fluturimi i parë operacional do të zhvillohet nëse kushtet e motit do të jenë të favorshme", theksoi Michael Bociurkiw, një zëdhënës i OSBE-së.
Katë dronë gjithsej do të vihen në punë nga OSBE-ja dy javët që vijojnë, theksoi organizata pas organizimit të një fluturimi provë sot në rajonin e Mariupolit.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), një instancë e krijuar gjatë Luftës së Ftohtë me qendër në Vjenë, po zhvillon që prej pranverës një mision vëzhgimi të trazirave në Ukrainë. Dronët e porositur tek një kompani austriake do të mbikqyrin kufirin ruso-ukrainas, në veçanti në rajonet që konsiderohen të rrezikshme për vëzhguesit.
Dronët e tipit "Camcopter" fluturojnë në një lartësi prej 1 500 metrash dhe autonomia e tyre është rreth 100 kilometra.
Gjermania dhe Franca njoftuan në tetor synimet e tyre për të furnizuar me dronë ushtarakë misionin e OSBE-së. Këto premtime, me të cilat ra dakort edhe presidenti Vladimir Putin, ende nuk janë konkretizuar./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?