UKRAINË – OSBE: Separatistët prorusë pranojnë hetim ndërkombëtar për rrëzimin e avionit malajzian


KIEV, 18 korrik /ATSH-AFP/ - OSBE-ja njoftoi sot se përfaqësuesit e forcave proruse në rajonin e Donjetskut kanë pranuar një hetim ndërkombëtar për rrëzimin e aeroplanit malajzian me 298 persona në bord. "Në takimin e mbajtur pas rrëzimit të aeroplanit në pjesën lindore të Ukrainës, përfaqësues të forcave proruse në rajonin e Donjetskut kanë pranuar ta bllokojnë vendin ku ndodhi fatkeqësia dhe t'u lejojnë autoriteteve lokale të fillojnë përgatitje për tërheqjen e trupave", thuhet në njoftimin e OSBE-së. Forcat proruse, gjithashtu, kanë pranuar edhe një komision hetimor kombëtar, duke përfshirë edhe hetuesit ndërkombëtarë, në rajonet nën kontrollin e tyre. "Sipas marrëveshjes, do të sigurohet edhe garanci për vëzhguesit e OSBE-së", theksohet në komunikatë. Aeroplani malajzian tip "Boeing 777", me numër fluturimi MH17 nga Amsterdami në Kuala Lumpur, u rrëzua mbrëmë në pjesën lindore të Ukrainës duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave në bord./ a.jor.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta për Martinin, prek motra e Egli Progës: Florina vetëm qan dhe nuk kërkon asgjë, ku do gjeni ju prindër më të paqtë! Mos lejoni më vrasjen e të dashurve tuaj