UKRAINË - OSBE: Vëzhguesit e zhdukur janë shëndoshë e mirë

 
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)
VJENË, 19 qershor /ATSH-AFP/ - OSBE-ja ka arritur të vendosë një kontakt me vëzhguesit e saj të zhdukur që prej fundit të majit në lindje të Ukrainës dhe që të gjithë janë shëndoshë e mire, deklaroi sot në Vjenë Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë.
"OSBE-ja tashmë i ka dedikuar të gjitha përpjekjet e saj për të vendosur kontakte me ata që mbajnë peng kolegët tanë", deklaroi Natacha Rajakovic, një zëdhënëse e Organizatës.
Një grup i parë vëzhguesish u zhduk që prej 26 majit në rajonin e Donetskut. Katër vëzhgues të tjerë të OSBE-së dhe një interpret ukrainas u zhdukën më 29 maj në rajonin e Luganskut. Shtatë vëzhgues të tjerë u mbjatën peng për tetë ditë nga prorusët në Slaviansk, pranë Donetskut, para se të liroheshin përfundimisht.
Kontakti me dy grupet e zhdukura u vendos nëpërmjet anëtarëve të tjerë të misionit të vëzhgimit, theksoi OSBE-ja, që refuzon të japë detaje për të mos rrezikuar sigurinë e vëzhguesve të zhdukur./
/G.S/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Liverpool shkëlqen me 'poker' në FA Cup, Chiesa gjen golin e parë