"Në këtë moment vendimtar për të ardhmen e vendit, institucionet dhe zgjedhësit ukrainas i janë përgjigjur vështirësive dekurajuese me zgjedhje që korrespondojnë gjerësisht me angazhimet demokratike", deklaroi Kent Harstedt, shef i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), cituar në një komunikatë.
Ky gjykim kontraston me atë të bërë pas zgjedhjeve legjislative të vitit 2012 fituar nga kampi i partisë së presidentit prorus, Viktor Janukoviç, që OSBE i kishte denoncuar si pengesë për demokracinë.
Këtë herë, misioni ka konstatuar pak shqetësime dhe vetëm incidente të izoluara duke cituar raste intimidimi, kërcënime dhe shkatërrim të materialit zgjedhor.
Rreth pesë milionë nga 36 milionë zgjedhës ishin të përjashtuar nga votimi, si ata që jetojnë në Krime, aneksuar në muajin mars nga Rusia dhe ata në zonat e kontrolluara nga separatistët prorusë në lindje.
ATSH