KIEV, 6 mars /ATSH-AFP/ - Perëndimi kërcënoi sot Rusinë për sanksione të reja në rast të ndonjë sulmi të madh në Ukrainë, ku armëpushimi, hyrë në fuqi më 15 shkurt, mbetet shumë i brishtë, pavarësisht vazhdimit të tërheqjes së armëve të rënda nga linja e frontit në lindjen separatiste proruse.
"Ne do të përgatisim sanksione të tjera, që mund të vendosen menjëherë në rast të ndonjë veprimi tjetër në kuadër të një sulmi të madh nga pala ruse ose nëse detyrimet që përfshin marrëveshja e Minskut nuk do të respektohen", deklaroi shefi i diplomacisë britanike, Philip Hammond në Varshavë.
"Ne duhet të jemi shumë të qartë për faktin se Bashkimi Evropian do të mbetet i bashkuar për çështjen e sanksioneve, për faktin se sanksionet duhet të mbahen deri sa marrëveshjet e Minskut të respektohen plotësisht./
/ec/











