Ukraine, Perëndimi presion ndaj Moskës me frikën e një ”lufte totale”

/ATSH-AFP/ - Presioni ndërkombëtar është rritur sot ndaj Rusisë, kërcënuar me sanksione të tjera pas konfirmimit nga NATO për hyrjen e trupave ruse në lindjen separatiste të Ukrainës ku OKB i trembet një lufte totale.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki deklaroi sot se Uashingtoni po punon me Bashkimin Evropian për sanksione të reja kundër Rusisë.
"Ne po punojmë ngushtë me Bashkimin Evropian për të parë se si mund të vendosim së bashku më shumë kosto për Rusinë për sjelljen e saj të papranueshme", deklaroi Psaki.
"Aleatët tanë dhe partnerët po përgatiten me ne për të zgjeruar dhe thelluar sanksionet ekzistuese", shtoi ajo.

Dy ditë më parë, kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi se Bashkimi Evropian nuk parashikonte masa të reja kundër Rusisë.
Rusia është akuzuar nga Kievi dhe Perëndimorët për degradimin e situatës në lindje të Ukrainës ku armëpushimi i vendosur në fillim të muajit shtator është shkelur ndërkohë që më shumë se 4 000 persona janë vrarë në këtë zonë që prej fillimit të sulmeve në muajin prill.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), vëzhguesit e të cilës janë vendosur në terren, konfirmoi mbërritjen e ekipeve ushtarake në Ukraiane dhe NATO konfirmoi se Rusia qëndron pas këtyre përpjekjeve.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?