ÇAKTARSK (Ukrainë) - Përforcime me armatime të rënda ishin drejtuar sot në mëngjes drejt Donetskut, Bastion separatist prorus në lindje të Ukrainës, një ditë pas kërkesës së BE-së ndaj Rusisë për të tërhequr trupat e saj dhe të pengojë dërgimin e përforcimeve shtesë.
Gazetarët në terren dalluan gjashtë tanke dhe dy autoblinde jo shumë larg nga Çaktarski në rrugën për në Donetsk. Në Makivka, jo shumë larg nga Donetsku gazetarët panë një kolonë me 15 kamionë pa targa, ku 14 transportonin secili nga një top të kalibrit 122 milimetra. Ata drejtoheshin për në doetsk gjithashtu.
Në Donetsk, goditjet e artilerisë vazhduan gjatë natës, por më pak intensive nga ditët e më parshme.
Duke parë afërsinë e goditjeve me qendrën e qytetit, me shumë mundësi rebelët po godasin forcat ukrainase pranë aeroportit, teatër i luftimeve intensive që pre disa muajsh, mendohet se ata janë pozicionuar në periferi të Donetskut.
Situata në terren është përkeqësuar ndjeshëm pas zgjedhjeve separatiste të 2 nëntorit që vunë në rrezik marrëveshjet e paqes të nënshkruar në shtator nga Kievi dhe separatistët prorusë me pjesëmarrjen e Moskës dhe
OSBE-së.
Shefja evropiane e diplomacisë, Federica Mogherini, i kërkoi dje Moskës të tërheqë trupat e saj nga lindja e Ukrainës dhe të pengojë përforcimet shtesë, duke e vlerësuar si shumë shqetësuese praninë e tankeve të sinjalizuar nga OSBE-ja në rajonet rebele.
Shtëpia e Bardhë u shqetësua gjithashtu dje nga intensifikimi i luftimeve në rajonet separatiste ukrainase, duke kërkuar se çdo përpjekje e rebelëve për të marrë territore të tjera përbën një shkelje flagrante të marrëveshjeve të armëpushimit./ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
15.5%
-
Pak
10.7%
-
Aspak
73.8%
Vota total: 206
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21