SLAVIANSK - As festa e Pashkëve nuk ka mundur të ulë tensionin që ka përfshirë Ukrainën lindore. Sipas asaj që raportojnë mediat ruse, 5 persona kanë gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme në Slaviansk pas një konflikti me armë mes separatistëve filorusë dhe një grupi të armatosur ukrainas.
Mësohet 3 nga viktimat janë aktivistë pro-rusë ndërsa dy të tjerët nga pala ukrainase.
Ndërkohë ka reaguar edhe Ministria e Jashtme ruse pas vrasjes së 3 protestuesve pro-rusë, ku përmes një deklrate për shtyp i ka kërkuar qeverisë së Kievit të marrë masa për uljen e tensionit dhe konfliktit.
Sipas ministrisë ruse, qeveria ukrainase nuk po tregon gatishmëri për vendosjen e kontrollit në zonat ku ka tension.
MESAZHET E PATRIARKEVE PER PASHKET VERTETOJNE TENSIONIN
Edhe mesazhet e Pashkëve ortodokse nga patriarkët në Kiev dhe Moskë kanë theksuar ndarjen e thellë që ka përfshirë Ukrainën.
Kreu i kishës ortodokse të Ukrainës Patriarku Filaret akuzoi Rusinë për "agresion".
"Kundër kombit tonë paqedashës, i cili vullnetarisht hoqi dorë nga armët bërthamore, ka pasur agresion dhe padrejtësi. Një vend që garantoi integritetin dhe pacenueshmërinë e territorit tonë ka kryer aggression. Perëndia nuk mund të jetë në anën e së keqes kështu që armiku i popullit tonë është i destinuar të humbë." tha patriarku Filaret, njofton BBC.
Ndërkohë nga ana e tij Patriarku rus Kirill u lut për paqe dhe kundër atyre që duan të ndajnë Rusinë dhe Ukrainën.
Patriarku Kirill tha se Ukraina ishte "shpirtërisht dhe historikisht pjesë e Rusisë , ndërsa u lut që kjo çështje mes dy vendeve të zgjidhet në paqe dhe mënyrë legjitime.
Kriza në Ukrainë vazhdon prej muajsh me aktivistët pro-rusë të cilët kanë zaptuar godinat qeveritare në qytetet lindore, ndërsa kërkojnë ndarjen e tyre me referendum nga shteti ukrainas.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com