KIEV - Tre persona u vranë gjatë një sulmi mbi një bazë ushtarake ukrainase në Mariupol. Rreth 300 separatistë pro-ruse sulmuan bazën ushtarake gjatë orëve të natës. Gjatë sulmit 3 prej tyre humbën jetën, 13 të tjerë u plagosën dhe 63 persona u arrestuan. Lajmi u bë i ditur nga ministri i brendshëm Arsen Avakov në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Situata në Ukrainë është përshkallëzuar në javët e fundit. Pro-rusët kanë marrë kontrollin e godinave qeveritare dhe rajoneve të policisë në 11 qytete në lindje të vendit.
Ndërkohë të enjten në Gjenevë SHBA, BE, Ukraina dhe Rusia do të mbajnë bisedimet e para që prej fillimit të krizës në Ukrainë në muajin nëntor të vitit të kaluar.
Ministri i jashtëm ukrainas Andrij Deshçitsia tha se tërheqja e trupave ruse nga kufiri lindor me Ukrainën dhe nga Krimea do të jetë kërkesa kryesore e vendit të tij gjatë takimit.
/Shqiptarja.com