/ATSH-ANSA/ - Igor Plotniski, shefi i republikës së vetëshpallur të Luganskut, në Ukrainën Lindore, njoftoi nëpërmjet Facebook-ut se ka ndërmend të paraqesë në parlamentin lokal propozimin për zhvillimin e një referendumi për të ardhmen e rajonit duke zgjedhur mes pavarësisë dhe bashkimit me Rusinë.
"Nëse pjesëmarrësit në referendum votojnë për bashkimin me Federatën Ruse, atëhere Moska ka të drejtën e plotë për të dërguar ushtrinë e saj në rajonin e Luganskut", shkruan Plotniski.

Ai shpjegoi se iniciativa është marrë pas vendimit të autoriteteve ukrainase për të pezulluar pagat, pencionet dhe ndihmën sociale në lindje të vendit.