KIEV, 11 shkurt /ATSH-AFP/ - Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko u shpreh sot i gatshëm për vendosjen e ligjit të luftës në të gjithë territorin ukrainas në rast të dështimit të samitit për paqe që do të zhvillohet sot në Minsk, ku Ukraina dhe evropianër do të flasin njëzëri.
"Gjithçka varet nga rezultati i samitit nëse do të arrijmë të ndalim agresorin nëpërmjet rrugës diplomatike, ose do të ketë një regjim krejtësisht të ndryshëm. Unë vetë, qeveria dhe Parlamenti jemi të gatshëm për të vendosur ligjin e luftës në të gjithë territorin ukrainas (...) në rast të përshkallëzimit të konfliktit", deklaroi ai gjatë një takimi të Këshillit të ministrave, disa orë para takimit që do të mbledhë në MInsk drejtuesit rus, gjerman dhe francez.
Është hera e parë që qeveria ukrainase përmend mundësinë e vendosjes së ligjit të luftës në të gjithë vendin./
/ec/  a.jor.