UKRAINË - Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka paralajmëruar se do të rishikojë strategjinë e tij në lidhje me separatistët në lindjen rebele pas ‘shkeljes së hapur’ të marrëveshjes së armëpushimit të 5 shtatorit.
Në një fjalim televiziv, Poroshenko tha se do të takohet sot me Këshillin e Sigurimit ukrainas për ndryshimet që duhen bërë në planin e veprimit për trajtimin e krizës në lindje, pas një votimi rebel në fundjavë që ai e denoncoi si një ‘farsë elektorale’.
Presidenti ukrainas paralajmëroi se do të heqë një ligj, ku kishte ofruar një status të veçantë për zonat në lindje, përfshirë ato që kontrollohen nga rebelët.
Presidenti tha se zgjedhjet rebele kanë kërcënuar procesin e paqes dhe fajësoi pro-rusët për situatën e përkeqësuar në lindje. Votimet e së dielës, që sipas Kievit u inkurajuan nga Rusia, mund të krijojnë një ‘konflikt të ngrirë’ në Europën post-sovjetike duke kërcënuar më tej unitetin territorial të Ukrainës, e cila ka humbur kontrollin e gadishullit të Krimesë në muajin mars kur u aneksua nga Rusia.
Kievi dhe Perëndimi tashmë duan të shohin nëse presidenti rus, Vladimir Putin do të njohë zyrtarisht vlefshmërinë e zgjedhjeve, pavarësisht kërkesave për të mos e bërë një gjë të tillë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com