UKRAINË – Poroshenko: Një plan armëpushimi me separatistët do të nënshkruhet nesë

KIEV, 4 shtator /ATSH-AFP/ - Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko njoftoi se një plan për një armëpushim në lindjen separatiste të Ukrainës do të nënshkruhej nesër, një progres vendimtar në zgjidhjen e konfliktit, që rebelët janë shprehur të gatshëm për ta pranuar.
"Megjithatë, shpërthime të shumta kanë ndodhur sot në afërsi të portit strategjik ukrainas të Mariupolit në brigjet e detit Azov", theksuan gazetarët.
"Nesër në Minsk, një dokument do të nënshkruhet duke parashikuar etapat për zbatimin e një plani paqeje për Ukrainën. Dispozita kryesore e planit është një armëpushim", deklaroi Poroshenko gjatë samitit të NATO-s në Newport (Britani e Madhe), sipas imazheve të publikuara në Kiev nga shërbimi i shtypit.
Grupi i kontaktit, i përbërë nga përfaqësuesit e Kievit, Moskës dhe OSBE-së do të mblidhet nesër me rebelët në kryeqytetin bjellorus.
"Nëse takimi zhvillohet do të jap direktivat si shef i shtabit të përgjithshëm për një armëpushim dypalësh", theksoi presidenti properëndimor.
Në faqet zyrtare të internetit, separatistët prorusë janë shprehur të gatshëm të urdhërojnë një armëpushim në rast marrëveshjeje.
"Shefat e republikës së vetëshpallur të Donetskut dhe Luganskut janë të gatshëm të urdhërojnë një armëpushim nëse arrihet një marrëveshje dhe nëse përfaqësuesit e Ukrainës nënshkruajnë një plan për zgjidhje politike", theksuan ata./
/ec/  a.jor.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte (EMRI)