KIEV, 29 dhjetor /ATSH-AFP/ - Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko njoftoi një takim më 15 janar në Astana, Kazakistan me kancelaren gjermane, Angela Merkel, presidentin francez, François Hollande dhe presidentin rus, Vladimir Putin për të diskutuar për konfliktin në lindje të Ukrainës.
"Viti im diplomatik fillon më 15 janar me një takim në Astana në formatin e ashtuquajtur të Normandisë ", deklaroi Poroshenko në një konferencë shtypi.
"Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të formatit të Normandisë janë ngarkuar për të përgatitur programin dhe projektvendimet për këtë samit", shtoi ai./
/ec/