KHARKIV - Presidenti ukrainas Petro Poroshenko njoftoi sot se parashikon të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për të biseduar mbi konfliktin e armatosur në lindje të Ukrainës gjatë një mbledhje të parashikuar në Milano javën që vjen.
"Në Milano, do të takoj presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Vladimiroviç Putin", deklaroi Poroshenko gjatë një vizite në Kharkiv (lindje të Ukrainës). Kremlini ksihte përmendur më parë mundësinë e këtij takimi gjatë një mbledhje të ASEM-s (Dialogu Azi-Evropë) ku do të mblidhen krerët e Bashkimit Evropian dhe shumë vende aziatike më 16 dhe 17 tetor.
"Kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri italian Matteo Renzi dhe britaniku David Cameron si dhe krerë të tjerë të BE-së do të marrin pjesë gjithashtu në këtë mbledhje", shtoi presidneti ukrainas.
"Nuk pres që të ketë negociat të lehta, por jam optimist", theksoi Poroshenko.
Kievi dhe Perëndimorët akuzojnë Rusinë se furnizon me armatime të rënda separatistët si dhe që ka vendosur trupa ushtarake në lindje të Ukrainës, ndërsa Moska i përgënjeshtron këto akuza./ATSh/
/Shqiptarja.com