KIEV - Presidenti ukrainas Petro Poroshenko premtoi sot një fond prej 2,2 miliardë eurosh për riarmatosjen në vitet në vijim të ushtrisë kombëtare, që është e angazhuar në një konflikt të armatosur që prej katër muajsh me rebelët prorusë në lindje të vendit.
"Që nga viti 2015 deri në vitin 2017, ne parashikojmë të investojmë më shumë se 40 miliardë hryvnias (2,2 miliardë euro) për riarmatosjen", deklaroi Poroshenko në një fjalim gjatë paradës ushtaraje në Kiev me rastin e 23 vjetorit të pavarësisë së Ukrainës.
"Ky fond do të mundësojë modernizimin ose blerjen e avionëve, helikopterëve dhe anijeve të luftës. Ky është vetëm një fillim modest i rilindjes së ushtrisë ukrainase", theksoi ai.
Në mes të konfliktit të armatosur në lindje, Ukraina nxorri në paradën ushtarake armatimet e rënda në qendër të Kievit, një gjë e till nuk ndodh që prej vitit 2009./ATSH/
/Shqiptarja.com