Ky shkëmbim masiv, më i madhi që prej fillimit të konfliktit në mes të muajit prill, do të përfundojë sot me dërgimin në Ukrainë të katër ushtarëve të ndaluar në republikën separatiste të Luganskut.
Dje, dy kampet nisën një shkëmbim të qindra të burgosurve në rajonin rebel fqinj të Donetskut që u zhvillua pranë qytetit Kostiantynivka, rreth 45 kilometra nga ky bastion separatist.
"Ky shkëmbim do të përfshijë 222 rebelë dhe 146 ushtarë ukrainas", theksoi një gazetar.
Presidenti ukrainas, Petro Porochenko priti në mesnatë 145 ushtarë të liruar në një aerodrom të Kievit.