KIEV - Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko deklaroi sot se të gjitha palët, përfshirë Rusinë kanë mbështetur propozimet e tij për t'i dhënë fund përplasjeve në lindje të Ukrianës, pas një takimi në Minsk me presidentin rus, Vladimir Putin.
"Strategjia për paqe që kërkon të zhvillojë Ukraina është mbështetur nga të gjithë drejtuesit që morën pjesë në samitin e Miskut, pa përjashtime", theksoi Porochenko në një komunikatë të publikuar në rrjetin social Facebook.
Presidentët ukrainas dhe rus, Petro Poroshenko dhe Vladimir Putin shtrënguan dje duart pak para fillimit të bisedimeve./ATSH/