UKRAINË - Një sulm me predha në një spital në Donetsk, në lindje të Ukrainës, ka lënë të paktën 15 të vdekur, ndonëse nuk ka ende një shifër zyrtare. Sipas burimeve në zonë janë dëmtuar shumë godina përreth dhe po bëhet largimi i viktimave nga ambientet e shkatërruar të spitalit. Javët e fundit sulmet mes separatistëve pro-Rusë dhe forcave ushtarake të Ukrainës, janë përshkallëzuar duke rritur numrin e viktimave.
Pas këtyre sulmeve shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, bëri thirrje për një armëpushim mes palëve për të lejuar civilët të largohen nga zona e luftimeve.
Autoritetet e emergjencës të Republikës së vetëshpallur në Donetsk, thonë se viktimat janë të shumta dhe se sulmet vinë nga ana e ushtrisë së ukrainës. Rebelët por-Rusë u bëjnë thirrje vëzhguesve të
OSBE-së të investigojnë dhe të gjejnë burimin e këtyre predhave pasi sipas tyre po sulmohen nga forcat ushtarake të Kievit.
Ndërkohë ushtria e Ukrainës deklaron se në vetëm 24 orët e fundit janë vrarë 2 ushtarë dhe 18 të tjera janë plagosur, duke pretenduar se janë separatistët ata që kanë lëshuar rreth 80 predha të artilerisë së rëndë në posto blloqet dhe fshatrat e Ukrainës. Në 9 muaj konflikt në Ukrainën Lindore kanë mbetur të vrarë të paktën 5 mijë persona.
Përplasjet janë përshkallëzuar së fundmi, duke e prishur zyrtarisht marrëveshjen e paqes së shtatorit në Minsk të Bjellorusisë, dhe forcat politike nuk kanë mundur të gjejnë sërish një marrëveshje armëpushimi.
(v.gj/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2121
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56