Ukraine, procesi i paqes në rrezik, 19 të vrarë në lindjen rebele

/ATSH-AFP/ - Dështimi i bisedimeve për paqe mes Kievit dhe separatistëve prorusë në Minsk ka rritur frikën për intensifikimin e luftimeve të përgjakshme në lindje të Ukrainës ku 19 persona janë vrarë në 24 orë.

"Procesi i paqes është në rrezik", u shpreh sot këshilltari diplomatik i presidencës ukrainase, Valeri Tchaly në rrjetin social "Facebook".
Ndërkohë që bilanci i të vdekurve është dyfishuar që prej disa ditësh, 13 ushtarë dhe gjashtë civilë gjatë 24 orëve të fundit, bisedimet për paqe që nisën dje përfunduan pa asnjë marrëveshje armëpushimi.

OSBE-ja, që mori pjesë në këto bisedime ashtu si dhe Rusia, akuzoi sot rebelët për kërkesën në lidhje me  rishikimin e marrëveshjeve të paqes nënshkruar në kryeqytetin bjellorus në muajin shtator dhe njohur nga komuniteti ndërkombëtar si bazë e zgjidhjes.

Të dërguarit e rebelëve nuk ishin të gatshëm për të diskutuar zbatimin e një marrëveshjeje dhe tërheqjen e armëve të rënda. Ata bënë thirrje për rishikim", shprehu me keqardhje OSBE në një komunikatë.

"Bisedimet në Minsk ishin një dështim", deklaroi ish-presidenti ukrainas, Leonid Kutchma për agjencinë e lajmeve "Interfax-Ukraine duke shpjeguar se të dërguarit e republikës separatiste kanë refuzuar të diskutojnë për masat në lidhje me një armëpushim të mënjëhershëm dhe tërheqjen e armëve të rënda.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?