/ATSH-AFP/ - Separatistët prorusë në lindje të Ukrainës konfirmuan sot se kishin përfunduar tërheqjen e armëve të tyre të rënda nga linja e frontit në kuadër të marrëveshjeve për paqe nënshkruar në Minsk në mes të muajit shkurt.
"Sot, është dita e fundit e tërheqjes së armëve", deklaroi për shtypin një zyrtar separatist, Edouard Bassourine.
Sot në mëngjes rebelët kanë treguar tërheqjen e tetë mortajave prej 120 milimetrash në prani të gjashtë vëzhguesve të OSBE-së që kanë refuzuar të bëjnë komente.
"Ne kemi tërhequr të gjitha armët nga linja e frontit. Ukraina nuk e ka bërë ende këtë", deklaroi drejtuesi i Republikës separatiste të Donetskut, Aleksandre Zakhartshenko, cituar nga faqja zyrtare separatiste.