Dy amerikanë, anëtarë të një OJQ-je në lindjen separatiste të Ukrainës u liruan nga rebelët prorusë pasi ishin ndaluar për spiunazh, njoftoi sot zyrtari separatist, Alexandre Zakhartchenko.
"Ne kemi liruar dy amerikanë të arrestuar më herët. Një prej tyre është agjent i CIA-së, tjetri ishte rekrutuar nga organizata", deklaroi Zakhartchenko para shtypit pa dhënë më shumë detaje.
Disa orë më parë, OJQ-ja International Rescue Committee (IRC) kishte njoftuar lirimin e dy zyrtarëve të saj dhjetë ditë pas ndalimit në Donetsk.
Sipas organizatës, më shumë se 30 prej punonjësve të saj janë arrestuar pas sulmeve të rebelëve në zyrat e tyre./
atsh/