UKRAINE – Rritet numri i të vrarëve në 27 persona dhe të paktën 46 të tjerë dyshohet janë plagosur rëndë gjatë një sulmi me raketë në qytetin Port të Ukrainës në Mariupol. Lajmi bëhet me dije nga zyrtarë të ukrainës, se qyteti nën kontrollin e qeverisë është sulmuar nga rebelët pro-Rusë.
Vetë lideri i rebelëve e ka pranuar sulmin pas përshkallëzimit të situatës gjatë javëve të fundit me intensifikim të luftimeve në lindje të Ukrainës. Sulmi kishte si shënjestër një zonë të banuar dhe erdhi menjëherë pas deklaratave të rebelëve se do të nisnin një fushatë të egër kundër forcave ushtarake qeveritare.
Sipas mediave lokale raketa goditi një treg në rajonin jug-lindor duke shkatërruar mjaft ndërtesa përreth.
Qyteti me rreth 500,000 banorë në detit Azov me përkrahës ndaj qeverisë së Kievit ka qenë dhe më parë pre e sulmeve të rebelëve pro-rusë. Gjatë javëve të fundit luftimet në lindje të Ukrainës janë përshkallëzuar duke prishur zyrtarisht marrëveshjen e paqes të nënshkruan në shtator të vitit të kaluar.
Pas bisedimeve dy palëshe dhe me ndërmjetësimin e perëndimit sërish rebelët nuk pranuan të nënshkruanin një pakt të ri armëpushimi, duke deklaruar se do të intensifikonin më tej sulmet ushtarake. Më shumë se 5 mijë persona janë vrarë gjatë luftimeve në këtë rajon që nga prilli i vitit të kaluar, ndërsa më shumë se 1 milion të tjerë janë shpërngulur.

Redaksia Online
(a.h/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO