Ukrainë, shpërthim në minierë
humbin jetën 8 minatorë

Ukrainë, shpërthim në minierë<br />humbin jetën 8 minatorë
UKRAINE-Një shpërthim i fuqishëm në një minierë qymyri në pjesën perëndimore të Ukrainës, ka shkaktuar 8 viktima.

Sipas njoftimit të shërbimeve të emergjencës, 20 minatorë janë shpallur të zhdukur pas shpërthimit.

Ndërkohë mediat lokale raportojnë se gjashtë minatorë të plagosur kanë arritur të dalin në sipërfaqe.

Ekipet e shpëtimit kanë filluar një operacion kërkim-shpëtimi në thellësinë 550 metra, për 20 minatorët të cilët janë deklaruar të zhdukur.

Miniera në të cilën ka ndodhur shpërthimi, operohet nga kompania shtetërore "Lvivvuhillya" dhe ndodhet disa kilometra larg kufirit me Poloninë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike