Ukraine, Steinmeier: Të respektohen marrëveshjet e paqes në Lindje

/ATSH-AFP/ - Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank Walter Steinmeier kërkoi sot respektimin e marrëveshjeve të paqes të nënshkruar në Minsk mes Kievit dhe separatistëve prorusë në ukrainë me pjesëmarrjen e Rusisë dhe OSBE-së.
"Marrëveshjet e Minskut nuk janë perfekte, por janë marrëveshje bazike. Duhet që këto marrëveshje të respektohen", deklaroi përgjegjësi gjerman gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Kiev me kryeministrin ukrainas, Arseni Jaceniuk, i cili nga ana e tij akuzoi Moskën se "i shkel rëndomtë këto marrëveshje".
Të nënshkruara në fillim të shtatorit, këto dokumente, që kanë shërbyer si bazë për vendosjen e armëpushimit në lindje të Ukrainës, mundësuan fillimisht ndalimin e luftimeve në pjesën më të madhe të linjës së frontit.
Por ky armëpushim është gjithnjë e më vituarl, pasi asnjë nga pikat e parashikuara në marrëvehsjet e Minskut, që kanë gjithashtu të bëjnë me kontrollin e kufirit dhe tërheqjen e palëve ndërluftuese nga linja e frontit, nuk janë aplikuar.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?